Kalo te përmbajtja
Opel DugiAuto Servis

Auto Servis Opel Dugi

Politika e privatësisë

Kjo faqe shpjegon si i përdor Auto Servis Opel Dugi të dhënat që na jepni kur rezervoni një termin.

Çfarë të dhënash ruajmë

Emrin, numrin e telefonit, email-in (nëse e jepni), të dhënat e veturës dhe përshkrimin e problemit.

Pse i përdorim

Vetëm për menaxhimin e rezervimit tuaj: konfirmimin e terminit, njoftimet për statusin e veturës dhe kontaktin për punën në veturë. Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë me palë të treta për marketing.

Sa kohë i ruajmë

Aq sa na duhen për historikun e servisit të veturës suaj, ose derisa të kërkoni fshirjen e tyre.

Të drejtat tuaja

Në çdo kohë mund të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja duke na telefonuar në 044 828 838.

Cookies dhe shërbime të jashtme

Faqja ruan vetëm një cookie për gjuhën që zgjidhni. Vizitat i numërojmë në mënyrë anonime, pa cookies dhe pa ruajtur adresën IP, ndërsa serveri mban për 90 ditë regjistra teknikë me adresë IP të shkurtuar. Harta e lokacionit shfaqet nga Google Maps.

Auto Servis Opel Dugi · Magjistralja Prishtinë – Shkup (M2), 10000 Prishtinë · 044 828 838

ThirrRezervo termin